Kriza në Spanjë, ekonomia vazhdon të ketë “rënie të lirë”
Rënia e ekonomisë spanjolle është përkeqësuar më shumë në tre mujorin e katert të vitit 2012,pasi kërkesa e brendëshme është rënduar nga përpjekjet e qeverisë spanjolle që të reduktojë deficitin buxhetor, i cili është i dyti në Eurozonë për nga niveli i lartë.Prodhimi i Brendshëm Bruto ka pësuar një tkurrje prej 1,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ai tetor-dhjetor ishte 0,7% më i keq, duke hyrë në historinë e vendit si semestri më i dobët që prej krizës botërore ekonomike të vitit 2009.Aktualisht, Spanja është duke u përballur me faktorë të shumtë që pengojnë rritjen ekonomike, midis të cilëve borxhi i lartë kombëtar, defiçiti i lartë buxhetor, masat e ashpra shtrënguese të kursimit, mungesa e konkurrencës, borxhi i lartë i sektorit privat dhe mungesa e qëndrueshmërisë në sistem.Komisioni vuri në dukje këtë javë se mund të rekomandojë relaksimin e objektivave fiskale të Spanjës për herë të katërt brenda një viti, pasi papunësia në ekonominë e katërt më të madhe në Eurozonë u rrit me 26% një vit pas marrjes së pushtetit nga ana e qeverisë së Mariano Rajoi.Kryeministri i vendit, Mariano Rajoy, iu përgjigj këtyre shifrave të publikuara nga Instituti Kombëtar Spanjoll i Statistikave duke lajmëruar një paketë të re stimuluese për ekonominë.Paketa përfshin reduktim taksash për sipërmarrësit e rinj, por pritet të ketë pak efekt në panoramën e përgjithshme të shkurtimeve që po udhëheq Madridi zyrtar.Aktualisht, problemi i papunësisë është më akuti për vendin, me më shumë se pesë milionë spanjollë ose 26% e forcës aktive që është e papunë, shifër që kalon 55% për grupmoshën 18-25 vjeç.