Apple, iOS 8 në dispozicion përpara lançimit të iPhone
Apple do të lançojë iOS 8 sot, sistemin operativ që pretendohet të ofrojë karakteristika të reja dhe aplikacione të “pabesueshme” për përdoruesit e iPhone dhe iPad.Software u vu në dispozicion dy ditë përpara lançimit zyrtar të iPhone 6, i cili u ekspozua javën e kaluar nga Apple së bashku me pajisjen e saj iWatch.Shkarkimi do të përfshijë një stil të ri të aplikacionit Whatsapp me sistem mesazhesh të drejtpërdrejta dhe një kuti pajisjesh për ndarjen e të dhënave biologjike me ofruesit e kujdesit shëndetësor.Apple e përshkroi softwaren si “lançimin më të madh të bërë ndonjëherë në App Store” e cila i mundëson përdoruesit “mjetet që u duhen për të krijuar aplikacione të reja të mahnitshme”.Karakteristikat të tjera përfshijnë Handoff, aplikacioni i cili u lejon përdoruesve të fillojnë punën në një projekt tek një pajisje dhe pastaj të vazhdojnë të punojnë në atë projekt por me një pajisje tjetër.Pavarësisht nga karakteristikat e reja sistemi nuk është riorganizuar vizualisht dhe për këtë arsye do të ngjasojë pak a shumë i njëjtë me versionin iOS 7./o.b/oranews.tv/