Mikrosoft afër blerjes së Mojang
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2014, 12:25
Mikrosoft duket se është afër një marrëveshjeje për të blerë Mojang, kompania suedeze që prodhon lojën popullore Minecraft.Këtë gjë e raporton Wall Street Journal duke cituar disa burime, sipas të cilit marrëveshja do të ketë nje vlerë prej më shumë se 2 miliardë dollarë.Blerja do të ndihmojë Mikrosoft për të ringjallur platformën e lojës Xbox, “duke i dhuruar” një lojë që është në gjendje të afrojë platformën më shumë te të rinjtë.Mojang ka shitur mbi 50 milion kopje të Minecraft që në kohën që u lançua në vitin 2009./o.b/oranews.tv/