Shkup, atentat në Haraçine ndaj një nëne dhe dy djemve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2014, 08:08
Mediat maqedonase kanë raportuar se mbrëmjen e djeshme është bërë një atentat ndaj një gruaje me dy djemtë e saj, ku të tre kanë mbetur të plagosur.Ngjarja ka ndodhur para një supermarketi në rrugën nr.1 në fshatin Haraçinë. Ndaj tre personave u qëllua me armë nga dy makina në lëvizje.Tre të plagosurit u dërguan në spitalin e Shkupit. Mediat raportuan fillimisht se dy persona kanë mbetur të vrarë, por më pas rezultoi se ata ishin plagosur.Ngjarja ka shokuar fshatin Haraçine.Oranews.tv