Franca në alarm nga IS, rreth 1 mijë francezë për xhihad në Irak e Siri
Francë- Rreth një mijë francezë kanë ikur vullnetarisht nga Franca për të luftuar për xhihad, apo luftën e shenjtë në Siri.Lajmi është bërë i ditur nga deputeti socialist francez, Sebastien Pietrasanta, për agjensinë Reuters, i cili shtoi se numri i personave që janë bashkuar me militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, këtë vit është rritur frikshëm në Francë.Pietrasanta është në krye të ligjit anti-terrorizmit që po debatohet në parlamentin francez, i cili do të forcojë mbikqyrjen e personave që shkojnë vulnetarisht të luftojnë për xhihad dhe gjithashtu lëvizjet e atyre që kthehen, me qëllim heqjen e pasaportës apo mjeteve të identifikimit.Sipas deputetit Pietrasanta, autoritetet franceze kanë prova materiale se një pjesë e tyre kanë organizuar sulme terroriste brenda Francës."Sot ne kemi rreth 950 dhe 1000 banorë francezë, të cilët kanë ikur të luftojnë në konfliktin sirian, apo disa prej tyre janë kthyer nga Siria. Ky është një fenomen i rëndësishëm në aspektin e shtrirjes së tij dhe diversitetin e individëve të përfshirë”.Në korrik të viti 2013, një i ri francez i konvertuar në islamik, u bë i njohur nëpërmjet një video të postuar ne internet, pasi bënte propagandë dhe thirrje për të luftuar për xhihad.Më vonë në 2014, Mehdi Nemmouche, shtetas francez u arrestua pasi vrau katër persona në një nga muzeumet e Brukselit, por qe pas hetimeve rezultoi se ai kishte kaluat thuajse nëj vit në Siri në krah të militantëve islamikë.Të enjten e kaluar, një person u ndalua nga autoritetet në Paris me akuzën e rekrutimit të xhihadistëve.Franca ka qenë prej kohësh objektiv për militantët islamikë për shkak fuqisë koloniale në Afrikën e Veriut dhe problemet e saj me pakincën e integruar myslimane ne vend.