Greqi, kapen 3 shqiptarë në bagazhet e autobusit, arrestohen 2 shoferët

Greqi - Policia greke ka zbuluar tre klandestinë shqiptarë, të fshehur në një autobus shqiptar që sapo kishte kaluar Kakavijën. Ata ishin fshehur në vendin e bagazheve dhe synonin të mbërrinin në Athinë.Tre klandestinët u arrestuan menjëhërë sëbashku me dy shoferët e autobusit, 38 dhe 43-vjeçarë.Operacioni i Policisë greke u zhvillua në mesnatë, në vendin e quajtur Krioneri, ku autobusi shqiptar ishte duke lëvizur pasi kaloi kufirin.Oranews.tv