Konferenca në Paris, Hollande: ISIS, kërcënim për të gjithë botën
Presidenti francez Francois Hollande ka bërë thirrje sot për një përgjigje globale për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, duke thënë se grupi përbën një kërcënim për sigurinë në të gjithë botën.Këto deklarata, Hollande i dha gjatë një konference të mbledhur në Paris për paqen dhe sigurinë në Irak.“Kjo lëvizje terroriste, - tha ai, - është përhapur në një territor të tërë, në Irak dhe Siri. Ajo injoron kufijtë dhe ka ambicie për të ndërtuar një shtet. Ky është kërcënim dhe ai është global. Pra, duhet të ketë një përgjigje globale.”Hollande u takua në kryeqytetin francez me zyrtarë të lartë nga 30 vende, përfshirë dhe Irakun, të ciat kanë për qëllim koordinimin e një strategjie kundër grupit islamik, i cili ka marrë nën kontroll pjesë të Irakut verior dhe ka një bazë të pushtetit në Siri. Më tej, ai theksoi se kjo konferencë ka vetëm një qëllim, për të ofruar mbështetjen e nevojshme politike për qeverinë e re të Irakut dhe për të luftuar një kërcënim të madh të quajtur 'ISIS', që po paraqet një rrezik të madh për Irakun, Lindjen e Mesme dhe botën.Oranews.tv