Fier, nis rikonstruksioni në 2 shkolla, transferohen nxënësit

Fier - Nxënësit e shkollave 9-vjeçare "Andon Xoxa" dhe "Jani Bakalli" në qytetin e Fierit këtë vit mësimor do të shpërngulen në një tjetër godinë për shkak të rikonstruksionit të godinave.Por ende nuk është përcaktuar se në cilën shkollë do të bëjnë mësimim 868 nxënësit e shkollës "Andon Xoxa". Pikërisht në muajin shtator që shënon fillimin e vitit të ri mësimor do të filloj rikonstruksioni total i shkollës 9 vjeçare me një vlerë prej 35 milion lekë, rikonstruksion.Drejtoresha e arsimit pranë Bashkisë Fier Adriana Mile tha se ende nuk është përcaktuar firma zbatuese e projektit, ndërkohë që punimet pritet të përfundojnë në fund të këtij viti. Mile u ndal dhe në marrëveshjen me korpusin e paqes për ndërtimin e tualeteve në ato shkolla në te cilat mungojnë ose janë janë funksionit.Të ndodhur në kushtet kur fondet janë të pakta për lyerjen e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave është duke u bashkëpunuar me donator të ndryshëm të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në rehabilitimin e godinave të shkollave.Ndërkohë me një financim të qeverisë shqiptare bashkia Fier do të bëjë të mundur ndërtimin e per katër kalcetove komunitare sportive në shkollat 9 vjecare "Jani Bakalli", "Liri Gero" , "Pinellopi Piro" e "Kristaq Shtëmbari".Oranews.tv