Korçë, arrestohet mashtruesja, premtonte punë e merrte para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2014, 10:51
Korçë - Një 43 vjeçare nga Elbasani, Vjollca Misha, është arrestuar mëngjesin e së hënës në qytetin e Korçës, për vjedhje dhe mashtrim.Duke i premtuar një gruaje nga Drenova se do t'i gjente një punë, ajo i ka marrë asaj 200 mijë lekë, jo vetëm duke mos e punësuar kundrejt ryshfetit që mori, por edhe duke u fshehur.Pas kallëzimit në Prokurori, ndaj Mishës u lëshua një urdhër arresti për vjedhje me anë të mashtrimit, që u ekzekutua sot.Misha nuk e kishte për herë të parë, fitimin e parave me këtë formë; ajo rezulton se ka mashtruar edhe disa persona të tjerë për t''iu gjetur punë kundrejt shpërblimit.ar.sh/Oranews.tv