FOTO - Adnan Januzaj befason fansin e vogël
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2014, 11:46
Adnan Januzaj ka befasuar një tifoz të ri të Manchester United, duke i dhënë atij një kopje të fanellës së tij.James Collins u zemërua, pasi paratë e kursyera të ditëlindjes së tij i kishte shpenzuar, pothuajse 100 funte, për fanellën e lojtarit të preferuar të tij, në fillim të kësaj vere, por mesfushori shqiptar kishte ndryshuar numrin e tij në skuadër një muaj më vonë.Mbështetësit e tij nuk ishin njoftuar për ndryshimin deri më 17 gusht, saktësisht një muaj që kur kishte ndërruar fanellën dhe dyqanet e klubit nuk kishin pranuar t'i ndërrojnë falas atij fanellën me numrin e vjetër të Januzaj që ishte 44, me numrin e ri të tij 11, që e kishte veshur lojtari tani më në pension, Ryan Giggs.Marrë nga Koha.net