Diana kërcënonte me vrasje Kamilën

Biografja mbretërore, Peni Xhunor, pretendon se Princesha Diana i telefononte Kamilës në mes të natës dhe i thoshte: "Kam dërguar dikë për të të vrarë!". Shkrimtarja Peni Xhunor e ka bërë zbulimin sensacional në librin e saj biografik për Princin Herri, i cili pritet të botohet në ditën e përvjetorit të tij të 30-të. (Princi me mamanë e tij Princeshë Diana, me jet ski në St. Tropez, disa javë përpara vdekjes së saj)Në një ekstrat të librit, të botuar në faqet e të përditëshmes britanike "Daily Mail", Xhunor flet për shpërthimet e tmerrshme emocionale që kishte Diana, ndërsa martesa e saj me Princin Karl po shkonte drejt fundit.Ajo pretendon se, edhe pse Karli kishte udhëzuar stafin e tij që të bënte gjithçka për të diskretituar Dianën, ajo shihte komplote kudo dhe i dërgonte mesazhe kërcënuese disa njerëzve.Xhunor shkruan: "Edhe Kamila merrte telefonata kërcënuese prej saj, i thoshte “Kam dërguar dikë për të të vrarë. Janë jashtë në oborr. Shiko nga dritarja mos i dallon'".Shkrimtarja pretendon se Kamila, e cila sapo ishte divorcuar për vete në atë periudhë, trembej jashtëzakonisht shumë nga këto telefonata në mes të natës, por asnjëherë nuk ka bërë debat me Dianën, nga frika se mos shkaktonte ndonjë skandal.Ndërkohë, Xhunor zbulon edhe vështirësitë që haste Karli në vitet e para të martesës me Dianën, pasi ajo kishte ç'rregullime humori dhe probleme me ushqimin.Në libër përfshihen edhe sherret që kanë qenë të detyruar të dëgjojnë princat Ulliam dhe Herri në shtëpi, si dhe marrëdhëniet dashurore që kishte Diana me meshkuj të tjerë: "Edhe pse dadot mund t'i mbanin fëmijët larg sherreve që kishte çifti, problemet emocionale të së ëmës i preknin pa dyshim dy djemtë".princ karl(William, Harry and Charles në funeralin e Princesh Diana 1997)