Shqiptari me 3 ekstremistë në gjyq në Gjermani, akuzohen për vrasje masive

Gjermani- Katër ekstremistë dolën para gjyqit në Gjermani, pasi akuzohen për tëntativë vrasje dhe gjithashtu për vendosjen e një bombë në stacionin kryesor të trenit në Bon, me qëllim vrasjen masive të njerëzve.I pandehuri kryesor është është Marco Gaebel, 27 vjeç, i akuzuar për “tentativë vrasje dhe tentim të shpërthimit të eksplozivëve”.Në mesin e ektremistëve që po gjykohen në Gjermani është edhe një shtetas shqiptar, Enea Buzi, 44 vjeç. Dy të tjerët janë një shtetas turko-gjerman Koray Durmaz, 25 vjeç dhe Tayfun Sevim 24 vjeç.1Të katër personat përballen me akuzën e formimit të grupit terrorist "radikal islamist", akuzohen për konspiracion, vrasje dhe armëmbajtje pa leje.Secili nga anëtarët e grupit rrezikon 15 vjet heqje lirie, ndërsa lideri i grupit Gaebel, përballet me burgim të përjetshëm.Sipas gjykatësit, Andreas Vitek, njëkohësisht zëdhënës i Gjykatës së Lartë rajonale të Dyserdorfit, katër anëtarët e grupit akuzohen se kanë tentuar të kryejnë shumë sulme të ndryshme të Gjermani, mes tyre edhe vrasjen e kreut të partisë së djathtë “Pro NRW” .2Gjithashtu të pandehurit akuzohen për krijimin e një organizate terroriste ", tha Vitek.Zyra e Prokurorit Federal të Gjermanisë i akuzon ekstremistët e dyshuar për vënien e një bombë në stacionin më të madh të trenit në Bon më datën më 10 dhjetor, 2012 në orën 1:00 të mëngjesit.Sipas Prokurorisë federale, sulmi dështoi sepse ose bomba ishte ndërtuar gabim, ose nuk funksionoi ndezësi i saj. Marco Gaelbel i dyshuari kryesor, është akuzuar gjithashtu pasi tentoi të vriste liderin e partisë "Pro NRW" , por policia e arrestoi në kohë në natën e 12-13 mars 2013.Gjyqi pritet të zgjasë deri në vitin e ardhshëm, sipas gjyqtarit kryesues.