Intervista – Olti Rrumbullaku: Shkarkimi i Fullanit – Situata në BSH – 8 Shtator 2014

 Në një kohë kur kryefjala e ditës është “arrestimi i Guvernatorit”, eksperti i Ekonomisë, Olti Rrumbullaku, konsideron si më të rëndësishëm, shkarkimin e tij, pasi pikërisht nga ky moment do të nisë stabiliteti i sistemit bankar shqiptar. Në studion e “Ora News”, eksperti Rrumbullaku tha se tani do të vendosen të gjithë ato filtra që për shumë vite të drejtimit të Bankës nga Fullani, kishin munguar, si filtri i një Këshilli të rinovuar, filtri i një Inspektori të ri të Përgjithshëm e mbi të gjitha, zgjedhja e një Guvernatori të ri. Të gjithë këta, sëbashku me ligjin e ri, do t’i japin një impuls pozitiv, Bankës së Shqipërisë, që para se të fillonte rënin e saj, para vitit 2005, kishte qënë një institucion elitar.