BE: Sanskionet për Rusinë vazhdojnë

Bashkimi Europian nuk ka ndërmend të ndërpresë sanksionet ndaj Rusisë pavarësisht se është arritur një armëpushim i brishtë në Ukrainën. Kjo ishte deklarata e fortë e Komisionit Europian në drejtim të Moskës zyrtare."Paketa e sanksioneve do të ratifikohet zyrtarisht të hënën nga vendet anëtarë", tha zëdhënsja e komisionit, Pia Hansen, gjatë një conference për shtyp në Bruksel. Hansen tha se detajet e masave që do të merren kur të botohen në fletoren zyrtare të Bashkimit Europian: "Me shumë gjasa kjo do të ndodhë të martën".Të premten u arrit një marrëveshje për armëpushim mes Ukrainës dhe rebelëve pro rusë, por luftimet rifilluan të shtunën vetëm pak orë pasi presidenti ukrainas, Poroshenko, dhe ai rus, Putin, ranë dakord në bisedë telefonike se gjërat po shkonin mirë.Bashkimi Europian tha se do të monitoronte situatën në terren. "Mund t'I shtojmë sanksionet, por edhe mund t'I ndërpresim. Gjithçka do të varet nga zhvillimet. Kjo do të jetë filozofia jonë ndaj kësaj.