Prishtinë, lirohet Imamit të Xhamisë së Madhe

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqi është liruar pasi që ishte kaluar disa orë në intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është intervistuar në Policinë e Kosovës.Ndryshe, Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar ka treguar se ka shoqëruar Shefqet Krasniqin, si të dyshuar për veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik”, sipas nenit 147 të KPK-së.Prishtinë, pranga Imamit të Xhamisë së Madhe, nxiti ekstremizëm islamikËshtë vënë në pranga Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Shefqet Krasniqi është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, raporton Koha.netLajmi është konfimruar edhe nga Prokuroria e Kosovës, e cila ka deklaruar se e ka marrë në pyetje hoxhën e Prishtinës.“Shtëpia e hoxhës është bastisur nga ana e Policisë së Kosovës. Tani për tani ai është në pyetje dhe nuk ka ndonjë vendim për ndalim; për më tutje nuk e dimë se si do të rrjedhin gjërat, në bazë të intervistës së tij”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Prokuroria Speciale.Po ashtu, bashkë me Krasniqin janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, ndërkohë ky aksion është në vazhdim.Nuk dihet ende për motivet e sakta të arrestimit të tij. Por emri i tij është përfolur në të kaluarën shpeshherë për nxitje të ekstremizmit islamik.Javë më parë, Polica e Kosovës ka arrestuar më shumë se 40 të dyshuar për terrorizëm, nga të cilët para pak ditësh disa janë liruar për mbrojtje në liri, me detyrimin që të paraqiten në Polici.Për ta ka dyshime se kanë marrë pjesë ose po tentonin t’i bashkoheshin grupeve terroriste islamike, si ISIS e Al Nusra, në Siri e Irak.Kosova është në prag të miratimit të një ligji i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste.Ekstremizmi islamik është cilësuar si një rrezik global. Prandaj vendet demokratike u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve të botës që t’i bashkojnë forcat për ta parandaluar.