Rritja e çmimit të energjisë, Galdini: Të gjithë e hanë, e kemi nën dyshek

“Edhe përfituesit e kompensimit do ta kuptojnë që çmimi i energjisë i ka hyrë nën dyshek”, kështu ka deklaruar pedagogu Arjan Galdini në një intervistë në “Mëngjes Express”, me gazetarin Enkel Demi.Sipas Galdinit një nga arsyet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike është edhe marrëveshja me FMN, por edhe disa marrëveshje të tjera që do të çojnë në rritjen e përvitshme dhe graduale të energjisë elektrik.“FMN na ka vendosur disa kushtëzime, një nga ato ishte për sektorin e energjitikës. Kjo marrëveshje do të çojë në një rritje graduale të çmimit çdo vit. Ne nuk kemi një rritje të çmimit në raport me tregun ndërkombëtar. E gjitha kjo rritje vjen si rezultat i marrëveshjes me FMN, apo marrëveshjes për statusin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes me CEZ. Ne jemi duke paguar disa fatura, po paguajme  CEZ, qe iku, marreveshja me FMN, por edhe mungesa e kapaciteteve për ata që nuk kanë paguar energjinë”, tha pedagogu Galdini.Sa i takon deklaratës së bërë dje nga ministri i Energjetikës se nuk preken familjet në nevojë dhe familjet e varfra Galdini e ka një përgjigje: "Do ta hanë” të gjithë. Por më tëpër qytetarët, sepse sipërmarrjet e mëdhaja bëjnë kontrata specifike për energjinë elektrike."“Energjia elektrike nuk paguhet lirë, nuk kemi një disbalancë me Shqipërinë dhe vendet në rajon. Nuk e ha sipërmarrja, sepse sipërmarrja bën kontrata specifike, sepse këto hyjnë në xhepat e të tjerëve. Për të përballuar këtë kosto, ne qytetarët do të paguajmë çmim të shtrenjtë të energjisë elektrike.”