Ebola shkakton 1900 të vdekur, OBSH: Nevojiten 600 milionë dollarë
Nevojiten 600 milionë dollarë furnizime dhe pajisje për të luftuar përhapjen e virusit vdekje-prurës të Ebolas, në një kohë që numri i viktimave nga epidemia ka arritur në 1900 në Afrikën Lindore.Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se tashme virusi është përhapur edhe më gjerë në Guinea, duke shtuar rrezikun nga kjo sëmundje.Niveli i përhapjes së infeksionit është përshpejtuar pasi vetëm javën e shkuar kanë humbur jetën 400 persona, në nivelin më të lartë që nga viti 1976, kur Ebola u zbulua për herë të parë ndërsa ende nuk është zbuluar një mjekim apo trajtim për këtë sëmundje.Një vaksinë eksperimentale kundër Ebolës, që Kanadaja tha se do tja japë Organizatës Botërore të Shëndetësisë është ende në laboratorë.Sipas Margaret Chan, drejtoreshës së OBSH-së, janë konfirmuar aktualisht edhe 3500 raste të reja, duke bërë që përhapja të dalë nga kontrolli.Edhe më herët OBSH paralajëmroi se deri në fund të vitit, mbi 20 mijë persona mund të preken nga Ebola.Tashmë Ebola është shndërruar në një kërcënim global, madje ndër opsionet e diskutuara është edhe ndërhyrja ushtarake për të luftuar virusin. Këtë javë ekspertët e shëndetësisë do të ekzaminojnë një vaksinë të krijuar nga kompania "GlaxoSmithKline" dhe korporata "NeëLink genetics".Departamenti amerikan i Shëndetësisë dhe shërbimeve humane tha se do të ndihmojë me një fond prej 42.3 milionë dollarë për të testuar një mjekim eksperimental kundër Ebolas.E ndërsa vëmendja e të gjithë botës është përqëndruar në gjetjen e një trajtimi për Ebolën vdekjeprurëse, deri më tani duket se lufta është e humbur.