Samiti i NATO-s, Poroshenko informon liderët botërorë për situatën
Tirane- Liderët botërore do të takohen me presidentin e Ukrainës përpara nisjes së samitit të NATO-s në Wales.Petro Poroshenko do të imformojë krerët e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në lidhje me zhvillimet më të fundit me Rusinë.Samiti 2-ditor në Neëport do të dominohet nga kriza në Ukrainë ndërsa liderët do të diskutojnë edhe për përshkallëzimin e situatës pas sulmeve dhe ekzekutimeve për Shtetin Islamik dhe situata në Afganistan.Kreu i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama dhe shefi i "Downing Street" thanë se do të përballen me IS, në shenjë hakmarrjeje."Zhvillimet kryesisht në Irak dhe Siri, po kërcënojnë sigurinë tonë. Britania dhe Amerika nuk do të bëhen frikacakë nga vrasës të tillë barbarë" thanë homologët unanimisht.Samiti dy-ditor i NATO-s është më i rëndësishmi i dekadave të fundit pasi liderët po përballen me pyetjen se kur aleanca do të jetë në gjendje të përballet me sfidat e shekullit të 21-të, ndërsa pritet të miratohet edhe një plan konkret.Liderët europianë pritet të diskutojnë edhe për një raund të ri dhe më të ashpër sanskionesh kundër Rusisë.NATO pritet t'i dërgojë Moskës një sinjal të qartë.Një ditë më parë presidenti francez Francois Hollande pezulloi një marrëveshje ushtarake me vlerë 1.2 miliardë euro të nënshkruar me Rusinë ndërsa Pentagoni lajmëroi se SHBA-të kanë dërguar 200 trupa ushtarake në Ukrainë për të marrë pjesë në ushtrimet ushtarake në shenjë solidariteti me ushtrinë e Kievit. Vetëm pak orë përpara samitit të NATO-,presidenti rus Vladimir Putin publikoi planin e paqes me 7 pika:1. Luftimet mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve pro-rusë duhet të marrin fund.2. Trupat ukrainase duhet të ruajnë distancën nga qëndrat e populluara.3. Ndërkombëtarët të monitorojnë armëpushimin4. Avionët ushtarakë të mos përdoren kundër civilëve.5. Të këmbehen të burgosurit pa asnjë kusht6. Të dnërtohen korridore humanitare për refugjatët dhe ndihmat7. Të ristrukturohet infrastruktura e shkatërruar nga luftimet.Menjëherë pas publikimit të planit, sekretari i përgjithsshëm i NATO-s, Rasmusen, e quajti atë të pasinqertë.