Elbasan, pranga për korrupsion tre punonjësve të komunës Rrasë

Elbasan –Tre punonjës të komunës Rrasë janë arrestuar mëngjesin e sotshëm për shkakun se i kanë marrë 140 mijë lekë, një qytetareje, për ta ndihmuar të dalë në KEMP.Kështu, Policia e Elbasanit, në kuadrin e operacionit “Premtimi” arrestoi infermieren e fshatit Rrasë, Syze Hidrin, 43 vjeçe; administratorin e ndihmës ekonomike, Alban Hidrin, 27 vjeç dhe një punonjës tjetër, Demir Haskjan, 52 vjeç.Policia vuri në dukje se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin , i kanë marrë shtetases H.H 140.000 lekë, duke i premtuar që do ta ndihmonin për të dalë në KEMP. ar.sh/Oranews.tv