Kosovë-Shqipëri, dakordësohen hapat për konsullatën në Milano

Janë dakordësuar hapat për përurimin e konsullatës së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës në Milano gjatë muajit shtator, raporton RTK.Ky dakortësim erdhi pas takimit që u zhvilluar mes Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj dhe ambasadorit shqiptar në Kosovë Qemal Minxhozi.Ditën e djeshme, 3 gusht ministri Hoxhaj ka pritur në një takim ambasadorin Minxhozin.Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadorin shqiptar për zhvillimet politike, progresin në Kosovë, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe për avancimin e proceseve integruese evropiane.Hoxhaj ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të bashkëpunimit strategjik me Shqipërinë.Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ka vlerësuar progresin në Kosovë, duke rikonfirmuar vullnetin e Shqipërisë për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Kosovën.Në kuadër të axhendës bilaterale, Hoxhaj theksoi nevojën e vazhdimit të projekteve të përbashkëta dhe inicimin e nismave të reja të bashkëpunimit ndërshtetëror, duke vlerësuar lartë angazhimin e ambasadorit Minxhozi në këtë drejtim.Gjatë takimit, ministri Hoxhaj dhe ambasadori Minxhozi kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në kuadër të agjendës multilaterale, si dhe për përkrahjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.