Deklarata e Camerun, reagojnë Franca dhe Gjermania: BE s’është menu zgjedhjeje
Me një ton që pritej kanë ardhur reagimet e para nga francezët dhe qeveria Gjermane për synimet e Camerun-it për të kërkuar ndryshime në lidhjet midis Londrës dhe Bashkimit Europian dhe më pas për një referendum për qëndrimin ose jo në "27-shen", duke shprehur se fusha e konsolidimit është e përbashkët "Evropa nuk është një marrëveshje me zgjedhje në menu", tha Ministri i Jashtëm francez,ndërsa Berlini tha se "në BE nuk mundemi të zgjedhim qershitë nga shporta". Fjalë keto që lënë të nënkuptohet se Britania nuk duhet të diskutojë së tepërmi anëtarësinë e saj në BE.Evropa "nuk është një marrëveshje me zgjedhje në menu", tha Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius i pyetur për të komentuar mbi deklaratat e Cameron-it . Ai tha se" Franca shpreson se Britania do të ketë një kontribut pozitiv në Europë."Fabius me këtë mënyrë ka theksuar se Mbretëria e Bashkluar nuk duhet dhe nuk ka kryesisht të drejt të luajë me anetarisimin e saj në BE."Kjo përbën një rrezik për vetë Britaninë sepse do të ketë vështirësi për vendin nëse ajo gjendet jashtë Europës," shtoi ai.Kreu i diplomacisë franceze duke marrë shëmbull takimin me biznesmenët britanikë tha se "nëse Britania vendos të braktisë Europën, atëhere ne do të shtrojmë tapetin e kuq ".Kjo ka ardhur si një përgjigje ndaj një raporti të mëparshëm të Ministrisë së Jashtme britanike ", e cila ishte shrehur në këtë mënyrë për kompanitë angleze të cilat dëshironin të shpëtonin nga taksat e larta në Francë.Ndërkohë qe dhe Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle reagoi me një ton të ngjashme duke theksuar se "Në Evropë nuk mundemi të zgjedhim qershitë apo shportën". Westerwelle gjithashtu tha se "dëshira" Berlinit është qëndrimi i Britanisë në Bashkimin Evropian.Kryeministri David Camerun gjatë fjalimit të tij të mërkurën ka njoftuar planin për një votim diku mes 2015 dhe në fund të vitit 2017 nëse ai fiton, duke vendosur në këtë mënyrë një pikëpyetje mbi anëtarësimin e Britanisë për vite me rradhë. Ky fakt ka sjelluë reagime se kjo mund të rrezikojë perspektivat ekonomike të Britanisë dhe të armiqësohet me partnerin e saj më të madh tregtar.