Të shtëna armësh në një Universitet në SHBA, policia rrethon zonën

Një universitet në shtetin amerikan të Teksasit është vënë në gjendje alarmi dhe po rrethohet nga forcat e policisë, pas raportimeve se një person i armatosur ka hyrë në kampus.Sipas raporteve paraprake janë dëgjuar të shtëna në brendësi të “Lone Star College”, në Hjustonin verior.Jed Young, një zëdhënës i universitetit, deklaroi se studentët janë paralajmëruar dhe i është kërkuar që të strehohen në vende të sigurta.Për momentin, qarkullojnë raportime të paverifikuara për disa të plagosur. Televizionet lokale tregojnë në skenë një seri ambulancash dhe policë duke marrë pozicione rreth kampusit.Studentë thanë për televizionin lokal “KTRK” se dukej se të shtënat vinin nga menca e universitetit.Në muajin dhjetor, një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë fillore të Konektikatit, duke vrarë 20 fëmijë të moshës 6-7 vjeçare dhe gjashtë të rritur.Aktualisht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillohet një debat i ashpër mbi politikën e vendit për armëmbajtjen e ligjshme, me mbështetësit e armëmbajtjes që argumentojnë se ajo lejon vetmbrojtjen dhe kundërshtuesit, që pretendojnë se mungesa e kontrollit mbi pronarët e armëve lejon që shumë prej tyre të bien në duart e gabuara.