Britani, Cameron mban fjalimin për marrëdhëniet me BE-në

Ajo që pritej, u tha. Kryeministri britanik David Cameron në fjalimin e tij tha se populli britanik  e ka të drejtën e tij për të vendosur në një referendum sa i përket marrëdhënieve me BE-në.Në fjalimin e shumë pritur Camerun tha ai dëshironte të rinegociojë marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me BE, përpara një referendumi, që tha se do të mbahej pasi të zhvilloheshin zgjedhjet e nëse konservatorët do të fitonin.Populli britanik do të përballen me një "zgjedhje shumë të thjeshtë", deklaroi  Camerun ose të pranojë rezultatin e bisedimeve, ose të largohet nga BE."Është koha për popullin britanik  të thotë fjalën e vet. Është koha për të zgjidhur çështjen evropiane në politikën britanike  dhe them ky do të jetë vendimi juaj" shtoi aiMegjithatë Cameron nuk tha se çfarë kompetenca do të donte ai që të ndryshonte në  marrëdheniet e Mbretërisë së  Bashkuar dhe BE dhe se çfarë do të ndodhë nëse negociatat nuk shkojnë  në rrugën e duhur.Nëse referendumi do të mbahet, Cameron theksoi se ai do të jetë i thjeshtë në parim, me pyetjen e vetme,a dëshironi që Britania të vazhdojë të jetë pjesë e BE-së?, të cilën njerëzit do t'i përgjigjen me po ose jo.Kamerun ka qënë nën presion nga shumë prej deputetëve të tij për të dhënë një angazhim të detyrueshme për një votim  që do të përcaktojë mardhëniet me Evropën. Në një reagim, lideri i laburistëve në opozitë, Ed Miliband, e cilësoi fjalën e Cameron si zhgënjyese dhe të udhëhequr nga partia e tij e jo interesi kombëtar.Sipas të gjitha gjasave, referendumi do të mbahet brenda vitit të parë të mandatit, nëse konservatorët e Cameron do të fitojnë sërisht në zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për vitin 2015. Sondazhet paraprake tregojnë se nëse referendumi do të mbahej në këtë moment, shumica do të votonin kundër qëndrimit në union.