Stilistët diskutojnë për veshjen e çiftit Obama

Ceremonia e betimit të presidentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qënë gjithnjë në qendër të vëmendjes.Por veç betimit dhe fjalimit të presidentit një vëmendje të madhe kanë marrë edhe Zonja e Parë  Michele Obama dhe dy vajzat.Stilistët kanë analizuar veshjen e Michele e ndërsa thonë se kjo zgjedhje, një  pallto gri të errët dhe doreza të kuqe për ceremoninë e betimit të bashkëshortit të saj dhe paradën para më shumë se 700 mijë personave ishte një veshje elegante dhe shumë komode.Fustani i kuq i ballos është bërë një objekt diskutimit për stilistët. Por edhe dy vajzat Sasha dhe Malia nuancat e ndryshme të ngjyrave kanë rënë shumë në sy.E ndërsa sa i përket veshjes së presidentit, është  kostumi i zi tradicional, por mungesa e kravatës e bën presidentin Obama, më popullor dhe më sportiv.