Presidenti Obama takon vizitorët në Shtëpinë e Bardhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2013, 13:14
Vizitorët në turin e rregullt në Shtëpinë e Bardhë, kanë pasur një surprizë të vërtetë, kur janë përshëndetur nga vetë presidenti amerikan Barak Obama, bashkëshortja e tij Mishel, dhe qeni i familjes presidenciale Bo.Pak orë pas betimit të dytë si president i vendit Obama është takuar me vizitorët e emocionuar.Turet e rregullta në Shtëpinë e Bardhë, lejohen nga e Hëna në të shtunë dhe kërkesat duhet të dorëzohen nëpërmjet një anëtari të kongresit amerikan.