Indonezi, dënohet me vdekje për trafikim droge britanikja
Është dënuar me vdekje pasi është shpallur fajtore një 56-vjeçare nga Britania e cila është gjykuar nga një gjykatë në Indonezi për trafik lëndësh narkotike. Lindsay Sandiford u arrestua nga policia kufitare e Balit pasi u kap 4.8 kg kokainë që e kishte fshehur në valixhen e saj. Sandiford tha se e kishin detyruar që të trafikonte mallin.Prokuroria kishte kërkuar 15 vjet heqje lirie, por gjykata tha se nuk do të kishte rrethana lehtësuese dhe se e akuzuara nuk dukej se ishte penduar për atë që kishte bërë. 56 vjecarja nga Gloucestershire akuzohet se ishte në qendër të një grupi trafiku, në të cilin përfshiheshin edhe tri britanikë të tjerë.Gjithashtu pas lajmit për dënimin me vdekje te gruas nga Britania ka reaguar edhe zyra e Sekretarit të Jashtëm që është shprehur se Britania është kundër dënimit me vdekje, në çdo rrethanë.