Cameron mban nesër fjalimin për BE-në
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2013, 10:42
Kryeministri britanik, David Cameron, do të mbajë nesër në Londër fjalimin e shumëpritur për marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian.Cameron duhej që këtë fjalim ta mbante në Amsterdam të premten e kaluar, por e ka shtyrë për shkak të krizës me pengje në uzinën e gazit në Algjeri, ku militantët islamikë, për katër ditë me radhë, mbajtën peng shumë punëtorë të huaj dhe algjerianë.“Të mërkurën, në qendër të Londrës, në orët e mëngjesit, kryeministri do të mbajë fjalimin për Bashkimin Evropian”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Cameronit, raporton AFP.Vendi i saktë, ku kryeministri do të mbajë fjalimin, vazhdon të mbahet sekret.