Merkel: Duhet gjetur kompromis mes Britanisë dhe BE-së
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe Britania duhet të bëjnë kompromis.Deklarata e kancelares vjen pas fjalimit të kryeministrit britanik David Cameron i cili kërkoi reforma radikale në BE dhe një referendum mbi anëtarësimin e Britanisë në Bashkimin Europian.“Gjermania dhe unë personalisht, dëshirojmë që Britania të jetë pjesë e rëndësishme dhe anëtare aktive e Bashkimit Evropian. Ne, natyrisht duhet që gjithnjë të flasim mbi interesat e shteteve. Ne mirëpresim faktin, që Britania, sidomos në fushën konkurrencës ka një vlerë të madhe në Evropë si kontinent konkurrues, i cili mund të ruajë pasurinë e vet brenda kornizës së globalizmit”, u shpreh Merkel.Ajo ka thënë se është e gatshme të flasë me Britaninë, por, “duhet pasur parasysh se secili shtet ka dëshira të ndryshme dhe duhet gjetur një kompromis”.