50 vjet nga Traktati i Elizeut
Gjermania dhe Franca kanë përkujruar 50-vjetorin e Traktatit të Elizesë. Ky Traktat vulosi pajtimin mes dy vendeve pas një shekulli e gjysmë antagonizmi dhe tri luftërash, si dhe krijoi mekanizma bashkëpunimi, të cilat deri më sot nuk kanë të krahasuar me asnjë tjetër.Presidenti francez, François Hollande së bashku me kancelaren Merkel morën pjesë në një takim me studentë të të dyja vendeve. Por, analistët shprehen se përtej shfaqjes publike të miqësisë, motori franko-gjerman që prej kohësh drejton Europën, është duke u ngadalësuar dhe me gjasa nuk do të ofrojë asnjë politikë të re për të përshpejtuar rimëkëmbjen e Eurozonës.Pajtimi i popujve gjermanë dhe francezë nuk ishte diçka e lehtë, sepse tre konfliktet mes kishin lënë pas familje të shkatërruara dhe plot me mllef; por edhe me urrejtje ndaj popullit tjetër.Ky pajtim ka qenë një proces i gjatë dhe Traktati i Elizesë në vitin 1963 u bë i mundur vetëm në sajë të zgjidhjes paraprake të mosmarrëveshjeve serioze të trashëguara nga Lufta e Dytë Botërore .Karakteri simbolik dhe spektakolar i afrimit mes dy burrave të mëdhenj të shtetit, Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle, pati një efekt tronditës pozitiv në të dy popujt.Këta kuptuan se kishte ardhur koha, pa harruar të kaluarën, të kthehej faqja dhe të ndërtohej së bashku një e ardhme në paqe.