Sekretarja Clinton dëshmon sot për sulmin në Bengazi

Sot, Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton do të dëshmojë para Kongresit rreth sulmit terrorisit të 11 shtatorit 2012 në Bengazi të Libisë, ku u vra ambasadori amerikan dhe 3 amerikanë të tjerë.Ishte parashikuar që zonja Clinton të dëshmonte muajin e kaluar, por paraqitja e saj ishte shtyrë për shkak të sëmundjes së saj.Katër muaj pas sulmit në Bengazi, i cili nxori në pah mangësitë e mëdha në sigurimin e diplomatëve amerikanë, ligjvënësit do të kenë rastin e parë që të pyesin Sekretaren Clinton rreth atij incidenti, në atë që mund të jetë dëshmia e saj e fundit para Kongresit si kryediplomatja e Amerikës.Në tetor, ajo tha se mbante përgjegjësinë për mangësitë e sigurimit. “Unë mbaj përgjegjësi. Unë jam në krye të mbi 60 mijë punonjësve të Departamentit të Shtetit në gjithë botën” ka thënë Clinton.Megjithë hetimet e shumta rreth incidentit në Bengazi si dhe dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit, ligjvënësit thonë se ende ka pyetje që nuk u është dhënë përgjigje.Dëshmia e Sekretares Hillary Clinton i paraprin një seance dëgjimore për konfirmimin nga Senati të kandidatit të emëruar nga Presidenti Barack Obama për sekretarin e ardhshëm të shtetit, Senatorit John Kerry.