Dhëndri kalon natën e parë të martesës në burg pasi ngacmoi kamarieren
Një dhëndër i ri në Pensilvani kaloi natën e parë të martesës pasi ngacmoi kamarieren gjatë ceremonisë së dasmës së tij.Mark Williams 33-vjeç dëshironte të pinte një pije alkoolike me kamarieren 19-vjeçare madje edhe ka guxuar ta prekë në gjoksin e saj, por vajza menjëherë ka lajmëruar të dashurin i cili sapo ka mbërritur është përplasur fizikisht me dhëndrin duke shokur pjesmarrësit mbi të gjitha bashkëshorten e tij Edyta.Menjëherë policia ka mbërritur duke arrestuar të dashurin e kamarieres si dhe dhëndrin i cili kaloi natën e parë të martesës në burg.Mesa duhet ai ishte aq i pirë sa nuk mbante mend asgjë nga incidenti me kamarieren, madje i kërkoi publikisht të falur bashkëshortes për të cilën me siguri që nuk ishte dasma e ëndrrave të saj.