VIDEO/Ja dasma madhështore e Nora Istrefit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2014, 16:13
I kanë thënë po njëri-tjetrit një ndër çiftet më të përfolur të showbizit shqiptar. Nora dhe Roberti janë martuar teksa janë shfaqur më të bukur se kurrë pranë njeri-tjetrit.Duke e quajtur si ditën më të bukur të jetës së saj, Nora ka publikuar në instagram një foto ku duket veshur me fustanin e saj të nuserisë.”Nje dite shume e vaçante per mua sot! Si per çdo femen nje dite shume e ënderruar... Ju du shume juve qe me keni perkrahe dhe me keni jepe force per pune e jete çdo sekonde te jetes tem. I luv my boy@valdrinsahiti @valdrinsahitiofficial qe u perkujdes deri ne detajin e fundit qe une te shkelqej sonte.... One love”- ka shkruar Nora.