Justin Bieber nuk rri dot larg telasheve, arrestohet nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2014, 11:00
Mesa duket këngëtari i njohur Justin Bieber nuk rri dot larg problemeve me policinë, ai është arrestuar dhe është burgosur nga policia kanadeze për shkak të drejtimit të makinës nën efektin e alkoolit.Justin ndodhej në Kanada për pushime së bashku më Selena Gomez këtë fundjavë të cilët pas këtij incidenti kanë përfunduar në faqet e para të mediave rozë, dhe kjo nuk është hera e parë që ai përfundon nën pranga në Kanada.Ai është lënë i lirë por dhe do të paraqitet në një seancë gjygjësore në 29 Shtator në gjykatën Stratford.