Prindërit heqin fëmijët nga shkolla për tu bërë atyre udhëtimin nëpër botë

Një çift aventurierësh kanë hequr 3 fëmijët e tyre nga shkolla për tu bërë atyre udhëtimin më të bukur të jetës rreth botës.Jen dhe Neil nga Elgin kanë marrë Adam, Matt dhe Katie në fugonin e tyre të madh për një aventurë të rrallë vitin që shkoi.Ata kanë vizituar vendet më të bukura dhe ekzotike në botë duke përshkuar më shumë se 50,000 milje.Por pavarësisht largimit nga shkolla, fëmijët nuk kanë hequr dorë nga mësimet të cilat i bënin gjatë kohës së udhëtimit me fugon ose në  një orar të caktuar nga prindërit.“Ne donim që ata të kishin shansin të shikonin botën dhe të mësonin për kulturat e ndryshme”-thotë nëna e fëmijëve Jen.Gjatë kësaj kohe ata kanë mësuar edhe gjuhë të huaj teksa janë shoqëruar me të huaj.