Hamburgeri i 'ha' gjymtyrët dhe fytyrën
Një 34-vjeçar i cila ka humbur gjymtyrët e tij dhe një pjesë të fytyrës për shkak të një infeksioni të rëndë, tashmë pas nënshtrimit të një operacioni mjekët kanë arritur t’i rindërtojnë buzët e tij.Alex Lewis nga Anglia, kishte marrë një infeksion shumë të rëndë Streptokokun e grupit A nga konsumimi i mishit të hamburgerit, por duke pasur simptoma pothuajse të njëjta me gripin ai nuk u përkujdes për veten dhe kjo i kushtoi atij humbjen e gjymtyrëve si dhe një pjesë të fytyrës.Ai iu nënshtrua një operacioni për të cilën doktorët kaluan 20 orë për t’i rindërtuar në një farë mënyre gojën, duke përdorur lëkurën nga shpatullat e tij dhe pas disa muajsh do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni për t’i dhënë formë buzëve të tij.‘Kur pashë buzët e mia në pasqyrë u tmerrova’ shprehet Alex në një intervistë duke falenderuar doktorët që i shpëtuan jetën nga ky infeksion i tmerrshëm që mund t’i kishte kushtuar edhe jetën.