Japoni, aktoret pornografike iu ofrojnë fansave të prekin gjoksin e tyre

12 aktore të filmave për të rritur iu kanë ofruar fansave të prekin gjoksin e tyre gjatë një programi televiziv 24 orësh, me qëllim mbledhjen e fondeve për bamirësi ‘Stop AIDS’. Yjet e filmave pornografike kanë lejuar fansat që të prekin gjokset e tyre në këmbim të një donacioni për bamirësi.Ky program i quajtur ‘Erotizmi Shpëton Botën’ organizohet nga ‘Sky Perfect’ në Japoni me moton ‘një kontribut social njëkohësisht duke shijuar erotizmin’. Adhuruesve të këtij program iu është dhënë mundësia të prekin gjoksin e aktoreve pornografike direkt në një kanal televiziv vetëm për të rritur.Organizatorët e këtij programi presin të tërheqin rreth 2000 fansa dhe të mbledhin rreth 2 milion Yen.