Mario Balotelli i jep duart Fanny Neguesha-s

Vetëm 7 ditë pas pozicionimit tek skuadra angleze Liverpool, futbollisti i njohur Mario Balotelli i ka dhënë duart të fejuarës së tij Fanny Neguesha-s.Të paktën kështu shkruajnë mediat angleze ku ylli i futbollit i ka dhënë fund fejesës me Fanny-n pasi ai i ka hedhur sytë tek një modele misterioze.Në Qershor futbollisti 24-vjeçar i propozoi të dashurës për martesë dhe në Instagram postoi një foto ku në gishtin e Fanny-t ishte një unazë e madhe diamanti, por mesa duket dashuria për të nuk ka zgjatur mjaftueshëm.