Tallej në shkollë për mbipeshën e saj, pas disa vitesh bëhet miss
Një infermiere e cila është tallur për vitë të tëra për trupin e saj mbipeshë ka humbur kile të tëra derisa është dobësuar duke u kurorëzuar edhe si Miss Great Britain.Emma Day 19 vjeçe ka pësuar një shndërrim befasues teksa ajo tashmë bën krahasimin kur ajo ishte 15 vjeçe dhe tani.Ajo kishte shumë turp të shkonte në palestër por kjo nuk e ka humbur vullnetin e saj për të bërë ushtrime në dhomën ku ajo rrinte.Jam ngacmuar shumë nga nxënësit e shkollës, madje edhe fizikisht. Kisha humbur vetbesimin në vetvete dhe unë duhet të bëja diçka-ka treguar vajza.Me ndihmën e dietës dhe me ushtrime të shumta Emma ia ka arritur qëllimit për të humbur kilet e tepërta.Më vonë shoqet e saj i kanë sugjeruar të merrte pjesë në një konkurs bukurie, ku ajo me fytyrën e saj të bukur dhe trupin tashmë perfekt është kurorëzuar si më e bukura.