Macja kurajoze që shpëtoi pronarin nga vdekja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2014, 09:48
Një mace e quajtur Sally meriton me më të drejtë të quhet heroinë pasi shpëtoi pronarin e saj nga zjarri që kishtë rënë në shtëpi.49-vjeçari Craig Jeeves ishte duke fjetur kur rreth orës 1 të natës kushina e shtëpisë së tij ka marrë flakë dhe macja i ka shkuar pranë duke mjaullitur derisa ai është zgjuar.Kur Craig ka kuptuar se shtëpia po digjej ka vrapuar me vrap me macen e tij në dorë dhe skuadrat e shpëtimit të zjarrfikësve u shprehën se ai ishte me fat që arriti të shpëtojë në kohë nga zjarri.Vërtet Craig nuk i ka mbetur asgjë pas diegies së shtëpisë, por ai ka heroinën e tij që i shpëtoi jetën, macen Sally.