Angelina nuse me fustanin e dizenjuar nga fëmijët e saj
Ditën e martesës me Brad Pitt, aktorja Angelina Jolie mbante një fustan nusërie të dekoruar nga pikturat e fëmijëve të tyre.Fotot ekskluzive të dasmës, të publikuar në revistat `People` dhe `Hello`, kanë shuar kuriozitetin e mijëra fansave të fustanit që kishte zgjedhur Jolie, për të kurorëzuar lidhjen 10-vjeçare me Pitt. Ajo ka shkuar kundër rrymës, duke zgjedhur një fustan në dukje klasik, por vello dhe pjesa e pasme e tij, ishin dekoruar me shumë piktura të realizuara nga gjashtë fëmijët e çiftit. Fustani mbante firmën e Versace-s dhe ishte realizuar nga mjeshtri Luigi Massi.Donatella Versace, e cila drejton markën `Versace`, në rrjetin social Twitter ka shprehur përgëzimet e saj për aktoren, duke cilësuar si sensacionale, në ditën e saj speciale. Brad, nga ana e tij kishte veshur një kostum të marrë nga dollapi personal dhe gjithashtu mbante një kravatë të dhuruar nga njëri prej fëmijëve të tij. Unaza e martesës u krijua nga Robert Procop, i cili kishte realizuar edhe më herët unazën e fejesës së tyre. Martesa e aktorëve, ka qenë një dëshirë e fëmijëve të tyre dhe më 23 gusht në Kështjellën Miraval, djemtë kanë shoqëruar mamanë në altar, ndërkohë që vajzat hodhën petale lulesh. Ata kanë mbajtur unazat, kanë përgatitur tortën, si edhe të gjithë sëbashku, kanë shkruar edhe zotimet që do të mbaheshin nga prindërit gjatë ceremonies së lidhjes martesore. Aktorëve u shprehën se ajo ditë kishte qenë shumë speciale për ta, një ditë e kaluar me fëmijët, një moment vërtetë i lumtur për familjen e tyre.