Djali që lindi me kokë poshtë bëhet frymëzues (VIDEO)

Claudio Vieira de Oliveira është një ndër njerëzit më të guximshëm në botë.Pasi doktorët i thanë nënës së 37 vjeçarit që ta linte atë të vdiste pasi ai kishte lindur me një deformim të rrallë duke e lënë me kokë poshtë, ky burrë i ka kaluar parashikimet.Claudio nga Monte Santo të Brazilit është bërë një folës publik i cili me fjalimet e tij inspiron të gjithë ata që e ndjekin.“Qëkur isha fëmijë doja gjithmonë të isha i zënë me punë. Nuk më pëlqen të varem nga njerëzit e tjerë. Bëj pak përllogaritje, kërkime për klientë dhe konsultime. Kam mësuar të ndez televizorin, të përgjigjem në telefon, të përdor internetin dhe kompjuterin. I bëj të gjitha vetë.”-ka thënë Claudio.