Gruaja lind në makinë në dasmën e shoqes së ngushtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2014, 17:14
Një grua shtatzënë ka lindur në makinë teksa ka shkuar në dasmën e shoqes së saj më të ngushtë.Amanda Hutchinson nuk ka mundur të vazhdojë ceremoninë e dasmës së shoqes që po i martohej pasi i kanë plasur ujërat dhe është dashur të bëjë një lindje të menjëhershme.Por pas kësaj ajo ka shkuar në spital dhe vajza e vogël e sapolindur dhe nëna kanë marrë shërbimet e duhura.Amanda Vasey dhe burri i saj Steven Vasey kanë thënë se nga dasma e tyre do kujtojnë gjithmonë këtë moment të veçantë teksa shoqëruesja e tyre e nuses ka lindur në makinë.“Jam e lumtur që vajza ka lindur shëndosh e mirë dhe nuk kishte asnjë komplikacion”-ka thënë nusja e re.