Konispoli përkujton rezistencën e vitit 1943, 'Stalingradin e vogël'

Konispol - Në një atmosferë festive mes shumë pjesëmarrësve është përkujtuar në qytetin e Konispolit 71-vjetori i Rezistencës Frontale 55 ditore, 5 gusht – 28 shtator, të organizuar në verën e viti 1943 përballë me pushtuesin gjerman. Kjo rezistëncë është quajtur një Stalingrand i vogël për nga rëndësia.Festime nderuese dhe përkujtuese kanë nisur me një pelegrinazh në varrezat e dëshmorëve të Konispolit, ku prehen luftëtarë edhe nga krahinat fqinje me të.Në podiumin e ngritur në qendër të Konispolit grupet artistike shpalosën vlerat kulturore të krahinës.Kryetarja e bashkisë, Mimoza Arapi në fjalën përshëndetëse ndërsa ka falënderuar gjithë ata që kanë mbështetur dhe i janë bashkuar kësaj feste me vlera në shekuj.Në fund kryebashkiakja Mimoza Arapi, tha se "kam nderin që në emër të të gjithëve t’i akordojë z.Shpëtim Idrizi titullin “Qytetar Nderi” i bashkisë së Konispolit"."Ju uroj mirëseardhjen në festën e 71 - vjetorit të Rezistëncës 55 ditore të popullit të krahinës së Konispolit, - tha Arapi. - Më lejoni të shpreh mirënjohjen për të gjithë ju që i bashkoheni festës sonë. Me shumë dëshirë pak punë dhe pak besim bëmë të mundur që festimi i Rezistëncës Frontale 55 - ditore të krahinës së Konispolit të kthehet në një traditë dhe në një ritual të përvitshëm. Që nga viti në vit vjen ndryshe me vlera dhe risi të shtuara. Kjo bashki do të mbledhë në gjirin e saj të gjithë shqiptarët e Çamëriësë pa dallim besimi e bindje. Eshtë oguri më i mirë që Çamëria rron e do të rrojë përjetë.Kam nderin në emër të të gjithëve t’i akordoj zotit Shpëtim Idrizi titullin “Qytetar Nderi” i bashkisë së Konispolit.shpetim idrizi konispolKryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, nga ana e tij tha "Sigurisht që ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar që a marr këtë qytetari sot sepse jam i bindur që ju nëpërmjet meje ia keni dhënë të 5 deputetëve çamë në Parlamentin e Shqipërisë, ia keni dhënë të gjithë atyre burrave të cilët prej vitesh kanë luftuar që Çamëria jo vetëm të mos humbasë por ta ketë qendrën e saj pikërisht në Konispol."ar.sh/Oranews.tv