Friksohet për grindjen me Mariah Carey

Niki Minaj frikësohet se armiqësia me Mariah Careyn, ka ndikuar që fansat e "American Idol" tani po e shohin si "psikopate të çmendur".Dy panelistët, u bënë temë e gazetave vitin e kaluar kur kishin filluar një debat të nxehtë në audicionin e shout të talenteve, gjatë të cilit Minaj e kishte kërcënuar Careyn se do ta vriste.Marrëdhënia mes këngëtareve ishte ngrirë pasi Minaj ishte e bindur se Carey "nuk e donte" atë."Ishin vetëm dy diva të mëdha. Mund të them se dëgjova atë duke më thënë 'Mariah nuk të do ty në panel' kurse unë u përgjigja: “Jo. Unë jam shoqe me Mariah.” Vetëm po demantoja njerëzit dhe u thosha: “ Mos besoni çdo gjë që lexoni, ju jeni të çmendur”, pastaj dola në panel dhe ndihesha si hije pasi ndihesha keq dhe si e çmendur... Nëse e di që dikush që e njeh nuk të ka në qejf është disi pak e sikletshme... pasi duket si mekanizmat e mbrojtjes... Ndjenjat e tua janë lënduar dhe ti nuk e beson, pra është një lloj i të kompensuarit duke qenë e çmendur"."Çfarë nuk kuptojnë njerëzit është se ajo ka qenë frymëzimi im për shumë vite. Pasi  ajo doli me këngën “Vision of Love”. Unë dhe nëna ime do të mund t`i këndonim këngët e saj gjatë gjithë ditës dhe natës".Sidoqoftë, Minaj shpreson që debati dhe grindja të mos kenë efekt në pjesën tjetër të punës së saj në shfaqjen televizive."Ne kemi shumë talente dhe unë nuk dua që dikush nga paneli të thotë diçka të çmendur, sepse pastaj unë nuk dua që të dukem si një psikopate e çmendur. Unë nuk jam ashtu".