Shokuese, burri gjen gruan e vdekur në spital pasi mjekët e kishin braktisur
Një burrë ka paditur mjekët e një spitali në Kinë pasi ka gjetur gruan e tij të vdekur vetëm në sallën e operacionit pasi ajo kishte lindur djalin e tyre.Liu Hsiung 29 vjeç ka pyetur infermieret për ti treguar për gruan e tij Zhang Chun pasi ajo kishte kaluar një traumë komplikacionesh në spitalin ku ishte.“Më thonin se ajo ishte në një proces operacioni, por shikoja nga larg dhe askush nuk ishte afër saj.”-tha burri.Por disa orë më vonë ai është futur me force në sallë ku ka gjetur trupin e gruas së vdekur në tavolinë dhe një pastruese afër saj që hante arrë kokosi.Teksa foshnja ishte gjallë.“Kur u futa në dhomë u shokova dhe ishte tepër vonë sepse gruaja ime kishte vdekur dhe doktorët e infermierët nuk ishin aty.”-thotë Hsuing.Por pas kësaj ngjarjeje një përfaqësues i spitalit ka shpjeguar se pas lindjes gruaja ka pësuar një hemoragji të brendshme duke rrjedhur shumë gjak dhe se ishte e pamundur për ta shpëtuar.Megjithatë burri i gruas së vdekur ka vazhduar procesin gjyqësor kundër mjekëve për neglizhencën ndaj gruas së tij.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter