Pilotit i bie krahu-protezë teksa ulte avionin
Një pilot i kompanisë 'Flybe' me 43 pasagjerë në bord për pak sa nuk ka humbur kontrollin e avionit teksa gjatë fazës së uljes krahu protezë i shkëputet, por arriti të ruajë vetë-kontrollin duke ulur të sigurtë avionin në pistë.Piloti i kompanisë ‘Flybe’ i cili ishte në fazën e fundit të uljes, pasi iu shkëput krahu-protezë në vend që t’ia delegonte detyrat e uljes pilotit tjetër, vendosi të kryejë vetë uljen shumë të sigurtë vetëm më një krah.Por sipas rregullave strikte të Aviacionit Civil piloti duhet t’i nënshtrohet patjetër kontrollit mjeksor i cili do të vendosë nëse piloti do të vazhdojë të ushtrojë profesionin e tij apo jo.Ndërkohë kompania ‘Flybe’ shprehet se ‘Ky incident nuk kompromentoi për asnjë moment sigurinë e pasagjerëve, dhe se ai është një ndër pilotët më me eksperiencë të kompanisë’.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter