Çifti që rikthehet nga pushimet pas 16 vitesh
Clive dhe Jane Green sapo janë rikthyer në shtëpi pas një pushimi të gjatë vere. Këto pushime në fakt kanë filluar në qershor të 1998.Ajo që nisi si një udhëtim i thjeshtë me anije nga Irlanda në Spanjë, u kthye në një shëtitje rreth e qark botës si një aventurë 16 vjeçare.Çifti në pension kishin planifikuar një udhëtim të shkurtër me anijen e tyre të peshkimit. Por kur kanë arritur në Spanjë, ata kanë vendosur të vazhdojnë duke vizituar 51 vende të botës.Por ata pas kaq vitesh rikthehen në portin ku nisën udhëtimin në Pembrokeshire që nga 1998.“Ne kemi pasur fatin të shohim planetin tonë në një mënyrë të mrekullueshme.”-thotë Jane Green.“Nuk e kishim planifikuar të bridhnin nëpër botë, por duke dëgjuar për vende të ndryshme dhe në nuk nguronim ti shikonim. Dhe pa kuptuar u bënë plot 16 vite.”-shprehet 60 vjeçarja.Çifti thotë se kjo është eksperienca më e bukur dhe çdo gjë është jetuar natyrshëm.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter