Torta më e shtrenjtë në botë me diamantë dhe krem prej ari
Ju mund të keni tortën tuaj dhe gjithashtu mund ta hani atë nëse jeni gati për të paguar 900 dollarë që t’ua bëjnë sa më të veçantë.Krijuar nga Le Dolci në Toronto pastiçeria ekstravagante ka krijuar kekun më të shtrenjtë në histori, që mban rekordin duke kaluar kekun e prej 750 dollarësh që u krijua në Decadence D’or në Las Vegas.Torta e vogël është porositur nga një burrë i cili donte të krijonte një kek special për ditëlindjen e 40-të të gruas të tij.Pavarësisht madhësisë së vogël, ëmbëlsira ka në të gurë të çmuar dhe një shtresë kremi e bërë me ar 24 karatsh. Përveç kësaj ka çokollatë italiane, dhe e mbuluar me pluhur kafeje nga mali blu i Xhamajkës e cila është shumë e rrallë.Duket shumë e bukur në të parë, por si mund ta ketë shijen vallë?Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter