Gazetarja e Rai-t plagos të dashurin me thikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2014, 16:58
Eleonora de Nardis, gazetare dhe prezantuese e rrjetit televiziv Italian Rai, është arrestuar nga policia Italiane pasi ka plagosur të dashurin e saj me thikë në krahun e majtë.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së Martës në apartamentin e marrë me qera nga çifti në një lagje antike të Ostunit pranë Brindizit, të cilët ndodheshin me pushime.Dëshmitarët pranë zonës shprehen se kanë dëgjuar të bërtitura që vinin nga brenda banesës më pas ka qënë vetë partneri i gazetares së Rai-t i cili i gjakosur ka dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë.Policia po heton ende për ngjarjen për të përcaktuar motivin e këtij incidenti.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter