Ciara i jep fund fejesës pas tradhëtisë së Future
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2014, 09:30
Ata sapo sollën në jetë djalin e tyre të parë vetëm para tre muajsh. Por Ciara dhe i fejuari i saj Future i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.Këngëtarja 28 vjeçare ka raportuar për Us Weekly se ajo i ka dhënë fund lidhjes me reperin Future pasi ka zbuluar se ai e ka tradhëtuar.“Ai e ka tradhëtuar. Loja ka mbaruar”- ka thënë një mik i tyre.Miqtë e Ciarës kanë thënë se ajo tashmë po fokusohet vetëm te djali i saj Future Zahir për të cilën do luftojë për kujdestarinë e tij.Çifti i cili u lidh që në vitin 2012, dhe në nëntor të 2013 shpallën fejesën. Pas 4 muajsh Ciara bëri me dije për shtatzaninë e saj ku lindi edhe djali i tyre i parë.